Google ADS

Kërcënimi turk, kurdët tërhiqen nga qyteti i Sinjarit në Irak

23:47 | 23 Mars 2018
Trina Galanxhi

Grupi rebel kurd ka deklaruar se është duke u tërhequr nga qyteti i Sinjarit në Irakun verior.

Vendimi vjen si pasojë e një kërcënimi ushtarak nga Turqia, transmeton portali arbresh.info

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) përmes një deklarate tha se ata u shpërngulën në Sinjar për të mbrojtur popullin Yezidi nga kthetrat e Shtetit Islamik.

Luftëtarët e PKK-së u shpërngulën në Sinjar, rreth 120 km në perëndim të Mosulit, në vitin 2015, gjatë një ofensive të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të.

Turqia ka kërcënuar me sulm grupin, të cilin Ankaraja dhe aleatët e saj e konsiderojnë si “terrorsitë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme