Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur nga afër kërcënimet iraniane kundër ish-presidentit Donald Trump prej vitesh dhe paralajmëron për “pasoja të rënda” nëse Teherani sulmon ndonjë shtetas amerikan.
“Ne e konsiderojmë këtë një çështje të sigurisë kombëtare dhe kombëtare të prioritetit më të lartë dhe dënojmë fuqishëm Iranin për këto kërcënime të pacipë. Nëse Irani sulmon ndonjë nga qytetarët tanë, përfshirë ata që vazhdojnë t’i shërbejnë Shteteve të Bashkuara ose ata që kanë shërbyer më parë, Irani do të përballet me pasoja të rënda”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett.
Ndërkaq, muajin e kaluar inteligjenca amerikane bëri të ditur se kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ishte në shënjestrën e Iranit.
“Trump u informua në lidhje me kërcënimet reale dhe specifike nga Irani për ta vrarë në një përpjekje për ta destabilizuar dhe të shkaktojë kaos në SHBA”, thuhet në deklaratën e ekipit të fushatës së kandidatit republikan në muajin e kaluar.
Nga ana tjetër, Irani ka hedhur poshtë pretendimet e inteligjencës amerikane për përfshirjen e Teheranit në atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Republika Islamike “refuzon me forcë çdo përfshirje në sulmin e fundit me armë kundër Trump dhe i konsideron këto pretendime si qëllime të njëanshme politike”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani.
Më parë, edhe delegacioni iranian në OKB i kishte quajtur akuzat e drejtuara ndaj Teheranit “të pabaza” dhe “dashakeqe”.
/rtsh.al/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...