Çdo ditë ka sulme kibernetike ndaj rrjeteve kompjuterike qeveritare. Garantimi i sigurisë në rrjet po vështirësohet. Përse? Përgjigjet jepen në raportin e Entit Federal për Sigurinë në Teknikën e Informacionit.
Në fund të vitit të kaluar, hakerët sulmuan një platformë mësimore në një shkollë të lartë të federatës, për të krijuar atje akses në rrjetin e Ministrisë së Jashtme. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer e konsideron këtë një shembull paralajmërues për rrezikun e sulmeve kibernetike. Sulmuesit jo vetëm dështuan gjatë kësaj përpjekjeje, por ata u vrojtuan gjatë gjtihë kohës prej Entit Federal për Sigurinë në Teknikën e Informacionit (BSI). BSI është përgjegjëse për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe konsulton shoqatat dhe ndërmarrjet. Ministri Seehofer e vlerësoi punën e këtij institucioni gjatë prezantimit të enjten (11.10) në Berlin të raportit të BSI-së për gjendjen aktuale.
Sipas raportit me rritjen e akseseve në rrjet në jetën e përditshme shtohet edhe numri i pikave të ndjeshme ndaj sulmeve në sistem. Megjithatë ministri i Brendshëm është i preokupuar për të garantuar që rrjetet elektronike të autoriteteve gjermane, të furnizuesve të energjisë apo të sipërmarrjeve të tjera të rëndësishme të jenë imune edhe në të ardhmen prej sulmeve të tilla. Gjendja e rrezikshmërisë në Gjermani është ashpërsuar për shkak të një cilësie të re të sulmeve kibernetike, thekson Seehofer.
Gjithnjë e më shumë lidhje në rrjet
„Kërcënimet në hapësirën kibernetike kanë një dinamikë të lartë”, tha Seehofer. Presidenti i BSI Arne Schönbohm raportoi, se autoriteti i tij ndërkohë njeh 800 milionë programe dëmtuese. Çdo ditë atyre u shtohenreth 390.000 versione të reja. Për aparaturat mobile ndërkohë kam bi 27 milionë programe dëmtuese vetëm për sistemet Android. Përmes kushteve laboratorike është arritur p.sh. që të sulmohen dhe të riprogramohen aparaturat e frymëmarrjes artificiale, shkruan BSI në raportin e publikuar. Njëkohësisht në të tilla apartura shpesh nuk vendosen kodet e sigurisë, për t’u mundësuar mjekëve në raste emergjence që të kenë akses të menjëhershëm në to. Meqënëse gjendja e rrezikshmërisë është kritike, duhet të hulumtohet më intensivisht në mekanizmat speical të sigurisë, shkruhet në raportin e BSI-së.
Infrastrukturat gjithnjë e më komplekse
Në periudhën nga 1 korriku 2017 deri më 31 maj 2018 BSI i kanë mbërritur nga operatorët gjermanë të infrastrukturave sensibël 145 njoftime për raste ndërhyrjeje – kryesisht bëhet fjalë për raste në fushën e Teknologjisë së Informacionit (IT) dhe Telekomunikacionit dhe në sektorin e energjetikës. Mundësia e suksesit të sulmuesve ndaj infrastrukturave sensible është rritur, sepse ka rritje edhe të numrit të pikave të ndjeshme ndaj sulmeve si dhe vet infrastrukturat po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe po shumëfishohet sasia e të dhënave, thuhet në raportin e BSI-së.
Ministri Seehofer deklaroi, se duke iu referuar gjendjes së rrezikshmërisë ai do ta pasurojë ligjin ekzistues të Siugrisë së IT „me një ligj të Sigurisë së IT-së 2.0 dhe në këtë mënyrë do të forcojë mandatin shtetëror për mbrojtjen”. Kur bëhet fjalë ëpr mbrojtjen e ekonomisë, kërkohet që „edhe vet sipërmarrjet të intensifikojnë masate tyre të sigurisë së IT-së dhe t’u përshtaten sfidave të reja”, kërkoi ai.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë