Google ADS

Kërcënim për sulm me bombë ndaj një xhamie në Berlin

12:46 | 25 Nëntor 2019
Arbresh Info

“Sot në xhami do të shpërthejnë disa bomba” thuhet se është dërguar me nënshkrimin e organizatës terroriste të ekstremit të djathtë “Combat 18”

Një organizatë e ekstremit të djathtë në Gjermani ka bërë një kërcënim për sulm me bombë ndaj xhamisë ‘Şehitlik‘ në Berlin.

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burimet e Unionit Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB), me qendër në Këln, mësohet se kërcënimi për sulm me bombë ndaj xhamisë ‘Şehitlik‘ në Berlin është bërë sot nëpërmjet postës elektronike rreth orës 08:01 sipas kohës lokale.

Posta elektronike e ardhur nga adresa “[email protected]” dhe në të cilën përdoret shprehja “Sot në xhami do të shpërthejnë disa bomba” thuhet se është dërguar me nënshkrimin e organizatës terroriste të ekstremit të djathtë “Combat 18”.

Kryekonsulli i Turqisë në Berlin, Rıfkı Olgun Yücekök, lidhur me kërcënimin në fjalë tha se janë informuar njësitë e policisë në Berlin. “Pavarësisht se është një kërcënim bosh, kjo është një përpjekje për të prishur qetësinë. Nuk e kemi luksin të tregohemi indiferentë”, tha Yücekök.

Kujtojmë se dy ditë më parë person/a të paidentifikuar dërguan një letër kërcënuese ndaj xhamisë ‘Yeşil‘ në Menden në rajonin Nordrhein-Westfalen.

Në letrën e shkruar në gjuhën gjermane thuhej: “Të huaj shporruni nga Gjermania deri më 31.12.2019”. Në lidhje me rastin u paraqit një ankesë në policinë e zonës në Menden./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme