Nga e premtja kufizimet për shkak të Covid-19 do të rikthehen në Belgjikë, kjo pasi është përkeqësuar situata pandemike.
Rregullat përfshijnë mbajtjen e maskave në vende publike dhe maska të detyrueshme për stafin në bare, restorante dhe ambiente fitnesi, Associated Press transmeton arbresh.info
Do të kërkohen gjithashtu test PCR ose certifikatë vaksinimi për të hyrë.
“Që nga e premtja, do të ketë maska në vende publike dhe ato do të jenë të detyrueshme për stafin e bareve, restoranteve dhe klubeve të fitnesit”, tha kryeministri Alexander De Croo. “Ne duhet të ngremë muret tona të mbrojtjes.”
Rastet ditore janë rritur me 75% në javën e fundit në 5299 raste. Ndërkohë, shtrimet në spital janë rritur me 69% në 102 raste ditore. Vdekjet janë rritur në 13 në ditë. /arbresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...