Keqësohet gjendja e ish-presidentit Bush, ditë pas vdekjes së gruas së tij
Ish-presidenti George HW Bush është shtruar në spital ditë pas funeralit të gruas së tij Barbara Bush, transmeton arbresh.info.
“Presidenti Bush është shtruar në spitalin Metodis në Houston gjatë këtij mëngjesi pas një infektimi që ka kaluar edhe në gjak” ka thënë zëdhënësi I familjes Bush Jim McGrath.
“Ai ka reaguar ndaj trajtimit dhe do të bëhet më mirë” ka shtuar Jim McGrath.
Ish-presidenti 93-vjecar ka vite që endet me karrige me rrote dhe është duke luftuar me një gjendje të rrallë shëndetësore.
Sipas zëdhënësit të familjes gjendje e ish-presidentit është keqësuar si pasojë “zemrës së thyer”/Arbresh.info/
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...