Google ADS

Keqësohen vërshimet në Iran, urdhërohen evakuime të reja

11:04 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

Irani i goditur nga vërshimet është duke evakuuar qytete dhe fshatra të tjera, pasi parashikimi i motit tregon reshje të reja shiu për sot.

Reshje të mëdha pritet të godasin provincat jugperëndimore, pasi zyrtarët planifikojnë të lëshojnë ujë nga digat kryesore të lumenjve që janë afër kapacitetit, transmeton portali arbresh.info.

Gratë dhe fëmijët janë duke lëvizur nëpër zona të sigurta, kurse burrave u është kërkuar të qëndrojnë dhe të ndihmojnë në përpjekjet për ndihmë.

Javëve të fundit, shumica e shtetit është zhytur dhe numri i të vdekurve aktualisht qëndron në 70.

Qytetet si Susangerd, me një popullsi prej 50,000, do të mbeten në rrezik, thonë zyrtarët. Do të evakuohet të shtunën, së bashku me rreth pesë bashkësi të tjera në krahinën e Khuzestanit.

Rreth 70 fshatra në provincë tashmë janë evakuuar gjatë javës së kaluar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme