Një avion “Airlines Boeing 737” nga Etiopia është aksidentuar gjatë fluturimit për në Addis Abeba në Nairobi.
Në avion besohet të ketë pasur 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit në bord, shkruan BBC.
Një zëdhënës tha se aksidenti ndodhi në orën 08.44 me orën lokale të dielën, menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i vendit.
Në një deklaratë, kompania ajrore tha se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit ishin në proces. Ajo nuk dha detaje mbi numrin e viktimave.
“Stafi i ‘Airlines Ethiopian’ do të dërgohet në skenën e aksidentit dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar shërbimet e emergjencës”, shtoi kompania ajrore.
Lajmi u dha fillimisht nga kryeministri Abiy Ahmed gjatë një postimi në Twitter.
Ai shkroi “ngushëllimet e tij më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...