Kenia arreston dy zyrtarë të lartë në dyshimin për korrupsion

13:48 | 11 Gusht 2018
Arbresh.info

Autoritetet keniane kanë arrestuar kreun e agjencisë që menaxhon tokën publike dhe shefin e hekurudhës shtetërore, me dyshimin për korrupsion mbi dhënien e tokës për hekurudhën e re prej 3 miliard dollarëshe, Nairobi-Mombasa, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

 

Linja që lidh kryeqytetin me portin kryesor të Afrikës Lindore u financua nga Kina dhe është një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës së Presidentit Uhuru Kenyatta, qeveria e të cilit ka filluar një fushatë kundër korrupsionit.

Mohammed Abdalla Swazuri, kryetari i Komisionit Kombëtar të Tokës, ishte një nga 18 zyrtarët, biznesmenët dhe kompanitë e përmendura në një deklaratë që rendidte arrestimet që u botuan të shtunën në Twitter të zyrës së prokurorit.

Arrestuar gjithashtu ishte Atanas Kariuki Maina, drejtor menaxhues i Korporatës Hekurudhore të Kenisë.

Prokurori publik Noordin Mohamed Haji urdhëroi arrestimet dhe tha në deklaratë që po përgatiste një dënim për zyrtarët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme