Google ADS

Kenia, arrestohen disa persona me test të falsifikuar të COVID-19

09:14 | 27 Nëntor 2020
Arbresh.info

Zyrtarët policor në aeroportin e Kenias, të enjten kanë arrestuar 21 persona të cilët ishin nisur në drejtim të Dubait, duke përdorur test të falsifikuar të COVID-19.

Arrestimet janë kryer gjatë një operacioni në aeroportin e Najrobit, transmeton arbresh.info

Mediet vendore kanë bërë të ditur se një operacion i tillë ka ndodhur pas raportimeve se shume udhëtar nga Kenia janë duke përdorur teste të falsifikuara të COVID-19, me të cilat janë pajisur pas arritjes në shtetin e Gjirit.

Kenia është duke shënuar rritje të rasteve me COVID-19, me 80,102 raste të konfirmuara dhe 1,427, shkruan BBC./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme