Televizioni NBC njoftoi të hënën se zoti Kelly në shumë raste kishte shprehur kritika për njohuritë e Presidentit për çështje si emigracioni dhe e ka paraqitur veten si një person që e mbron vendin nga qëndrimet impulsive të zotit Trump.
Raporti, megjithë mohimin nga zoti Kelly, mundet t’i rikthejë përsëri pikëpyetjet lidhur me të ardhmen e zotit Kelley në Shtëpinë e Bardhë.
David Cohen, profesor i shekncave politike në Universitetin Akron të Ohajos, duket se i mbështet shqetësimet lidhur me të ardhmen e zotit Kelly në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë në një tweet, se zoti Kelly nuk ka për të qëndruar dot shumë gjatë në detyrën që ka.