Google ADS

Kelly Knight Craft emërohet ambasadorja e SHBA-së në OKB

10:22 | 1 Gusht 2019
L G

Senati amerikan ka konfirmuar të nominuaren e Presidentit Trump, Kelly Knight Craft, si ambasadoren e rradhës së SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Knight Craft, 57 vjeçe, një republikane e denjë, aktualisht është ambasadore e Amerikës në Kanada.

Gjatë seancës së saj konfirmuese, ajo u zotua të vazhdojë përpjekjet për të bërë presion për reformat e OKB-së dhe mbrojti vendimin e Trump për zvogëlimin e pagesave në OKB.

Ajo do ta zëvendësojë Nikki Haley, e cila dha dorëheqje tetorin e kaluar.

Kongresi miratoi emërimin e Knight Craft me 56 vota pro dhe 34 kudër. Vetëm pesë demokratë miratuan emërimin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme