Komisioni Evropian propozoi sot një plan veprimi për të mbështetur Italinë, prekur nga mbërritja e vazhdueshme e migrantëve në brigjet e saj nga Libia duke parashikuar financime të tjera për të ndihmuar autoritetet italiane dhe libiane për të kontrolluar situatën.
Plani, i paraqitur në Parlamentin Evropian në Strasburg, në lindje të Francës, parashikon riforcimin e mëtejshëm të kapacitetit të autoriteteve libiane në sajë të një projekti prej 46 milionë eurosh ndërmarrë së bashku me Italinë dhe rritjen e ndihmës për Italinë në sajë të një ndihme shtesë prej 35 milionë eurosh, e gatshme për t’u mobilizuar menjëherë.
Mes më shumë se 100 000 migrantëve të mbërritur që prej janarit në Evropë duke kaluar Mesdheun, më shumë se 85 000 kanë zbarkuar në Itali dhe rreth 9 300 në Greqi, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (OIM).
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve