KB: Rreth 12 milionë njerëz përballen me urinë akute në Sudan

00:09 | 4 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Kombet e Bashkuara kanë treguar imazhe të zymta mbi situatën humanitare në Sudan, duke theksuar sot se pothuajse një e katërta e popullsisë në tokë është e uritur për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Rreth 11,7 milion njerëz vuajnë nga uria akute në Sudan, rreth dy milionë më shumë se viti i kaluar.

Kriza e thelluar e ushqimit në Sudan është shkaktuar kryesisht nga ekonomia e brishtë, thatësira, zvogëlimi i tokës së punueshme dhe reshjet e parregullta të shiut, njoftoi Zyra e KB-së për ushqim dhe bujqësi.

Vendi i Afrikës Lindore është në krizë politike pas grusht-shtetit ushtarak në tetor. Më të prekur janë kryeqyteti Kartum, rajoni Darfur dhe provincat Kasala dhe Bel Nil.

Vlerësohet se rreth katër milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç dhe gra shtatzëna dhe gjidhënëse kanë nevojë për ndihmë humanitare. Rreth 93,000 prej tyre kanë nevojë për kujdes të veçantë mjekësor.

Programi botëror i ushqimit njoftoi se ka qenë e detyruar të shkurtojë racionet për refugjatët në të gjithë Sudanin për shkak të mungesës së mjeteve financiare./zhunal/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme