Negociatat për paqe në Siri kanë dështuar të arrijnë ndonjë kthesë, por ndërmjetësuesit Rusia, Irani dhe Turqia, thonë se do të angazhohet për mbajtjen e armëpushimit të vështirë.
Bisedimet e djeshme janë bërë në kaudër të rundit të dytë të takimit në Astana të Kazakistanit, për kapërcimin e dallimeve të mëdha ndërmjet palëve që po luftojnë kundër njëra-tjetrës, para rundit të ri të bisedimeve të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, në Gjenevë të Zvicrës më 23 shkurt.
Delegacioni i qeverisë së Sirisë dhe ai i kryengritësve, përsëri kanë refuzuar të takohen ballë për ballë dhe nuk është paraqitur deklaratë e përbashkët pas takimit final 40 minutësh ku ishin përfshirë të gjitha palët.
Aleatët sirianë, Rusia dhe Irani, dhe Turqia, e cila i mbështet kryengritësit, janë pajtuar për ta krijuar një grup të përbashkët monitorues në përpjekje të zbatimit të marrëveshjes së ndjeshme për armëpushim gjashtëjavor.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...