Katërmbëdhjetë persona do të gjykohen në Francë për sulmin vdekjeprurës ndaj revistës satirike Charlie Hebdo prej para më shumë se pesë viteve.
Shumica e bashkëpunëtorëve të dyshuar do të gjykohen në Paris të mërkurën, por tre prej tyre do të gjykohen në mungesë, transmeton portali arbresh.info.
Ata akuzohen për ndihmë ndaj sulmuesve militantë islamikë që vranë 12 persona brenda dhe rreth zyrave të Charlie Hebdo në janar të 2015-ës.
Sulmuesi i tretë qëlloi për vdekje një police dhe sulmoi një market hebre.
Në total, 17 njerëz u vranë në një periudhë prej vetëm tre ditësh. Vrasjet shënuan fillimin e një vale sulmesh xhihadiste në të gjithë Francën që la më shumë se 250 njerëz të vdekur.
Në ditët pas sulmeve, miliona njerëz morën pjesë në marshimet e solidaritetit në të gjithë Francën dhe nëpër botë nën parullën “Je suis Charlie” (Unë jam Charlie)./arbresh.info/
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes