Katër trupa të pajetë janë gjendur brenda një banese në periferinë perëndimore të Londrës, mes të cilëve një vajzë 11-vjeçare dhe një djalë 3 vjeç.
Trupat e tjerë i përkasin një burri dhe një gruaje rreth të 30-ve, ndërsa katër personat besohet se janë nga e njëjta familje.
Policia u thirr në orën 15:12 të ditës së djeshme për shqetësim rreth një banese në rrugën ‘Staines’ në Bedfont.
Kur oficerët hynë brenda gjetën katër trupat e pajetë. Policia Metropolitane tha se ata besojnë se e kanë të qartë identitetin e të katër personave, por hetimet janë duke u zhvilluar në lidhje me identifikimin formal dhe informimin e të afërmve.
Policia aktualisht nuk është në kërkim të askujt tjetër në lidhje me ngjarjen dhe hetimi po drejtohet nga detektivët e vrasjeve.
Komandanti i policisë lokale në Londrën perëndimore, Sean Wilson tha: “Hetimi ynë është në një fazë shumë të hershme dhe bazuar në hetimet tona fillestare, aktualisht nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me incidentin“.
Një grua, e cila vendosi lule në vendin e ngjarjes në Hounslow, tha se familja që jetonte në shtëpi ishte nga Evropa Lindore dhe nuk ishin shumë të shoqërueshëm.
Michelle Cunningham i tha agjencisë së lajmeve PA: “Mendova të vija dhe të vendosja lule pasi dëgjova se çfarë ndodhi. Është kaq e trishtueshme. Ata ishin një familje europianolindore. E shihja ndonjëherë burrin jashtë shtëpisë së tij. Unë nuk i dija emrat e tyre ose s’e kam shumë të qartë atë që ndodhi”./a2/
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...