Google ADS

Katër të vrarë nga të shtënat afër pallatit presidencial në Meksikë

11:23 | 8 Dhjetor 2019
L G

Katër persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri afër pallatit presidencial të Meksikës, i cili ndodhet në qendër të kryeqytetit të këtij vendi.

Në ditën kur ndodhi sulmi, presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, ishte duke udhëtuar jashtë kryeqytetit.

Sipas raporteve preliminare, një person i armatosur hyri në një ndërtesë afër pallatit. Pasi në atë vend shkuan dy persona të tjerë, ai e nxori një pistoletë dhe i shkrepi plumbat.

Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, i gjeti katër persona me plagë nga armët e zjarrit, në shtrirë në dysheme dhe e qëlloi sulmuesin e armatosur.

Mjekët e gjetën të vdekur sulmuesin në vendin e ngjarjes, ndërsa një person i plagosur vdiq më vonë në spital.

Më shumë se 100 policë shkuan shpejt në vendin e sulmit dhe e rrethuan atë.

Ndryshe, presidenti Obrador erdhi në pushtet një vit më parë, duke premtuar se do ta udhëheqë një qeveri të thjeshtë dhe pa shpenzime të mëdha.

Ai mori vendim për ta përgjysmuar pagën personale dhe hoqi dorë nga një numër i madh i truprojave, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme