Numri i të vdekurve nga zjarret pyjore në brigjet jugore të Turqisë ka arritur në katër, ndërkohë që zjarrfikësit po luftojnë me flakët për të tretën ditë me radhë.
Të premten është raportuar për evakuim të dhjetëra fshatrave dhe disa hoteleve.
Më shumë se 60 zjarre janë përhapur në 17 provinca në brigjet e Egjeut dhe Mesdheut në Turqi, kanë thënë zyrtarët.
Zyrtarët janë zotuar se do të mbajnë përgjegjës ata që kanë nisur këto zjarre.
Fshatrat dhe disa hotele janë evakuuar në zonat me shumë turistë.
Ministri për Pyje, Bekir Pakdemirli, ka thënë se zjarret janë ende duke u ndezur në rajonin e Antalisë dhe provincën Mugla.
“Ne kemi shpresuar se do të ndalim disa zjarre në këtë mëngjes mirëpo nuk mund të them se i kemi nën kontroll”, ka thënë ai.
Zjarret kanë nisur edhe në rajon, meqë për 40 të tilla është raportuar në Greqi, në 24 orët e fundit.
Autoritetet greke kanë thënë se ato janë nxitur nga temperaturat e larta dhe erërat.
Disa zjarre në veri të Athinës, është raportur të kenë dëmtuar dhjetëra shtëpi, para se të viheshin nën kontroll.
Zjarre janë raportuar edhe në Liban këtë javë, duke lënë të vdekur të paktën një zjarrfikës.
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...