Google ADS

Katër të plagosur në një sulm me thikë në spitalin e Shangai

15:50 | 9 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Katër njerëz besohet se janë plagosur sot pas një sulmi me thikë brenda një spitali në Shanghai. Policia e zonës Huangpu rrethoi shpejt spitalin Ruijin mëngjesin e sotëm pas raportimeve për goditje me thikë, sipas The Guardian

Kur mbërritën në spitalin e kryeqytetit kinez oficerët gjetën sulmuesin që po mbante një grup njerëzish peng.

“Policia në vendngjarje gjeti sulmuesin e armatosur me thikë që mbante peng një grup njerëzish në katin e shtatë të spitalit”. Kur i dyshuari tentoi të lëndonte pengjet apo dhe policinë, oficerët qëlluan duke e plagosur dhe eliminuar rrezikun”, thanë autoritetet.

Aktualisht motivet e sulmit mbeten të paditura. Video të shpërndara në rrjetet sociale tregonin kaosin kur mjekët dhe vizitorët rrëzonin përtokë objekte teksa tentonin të largoheshin.

Disa doktorë shiheshin që shtynin pacientët në karrige me rrota. Në një tjetër video në rrjetet sociale shihen dhjetra njerëz të tronditur që dalin nga ndërtesa.

Një prej dëshmitarëve tha për mediat: “Është shokuese, çfarë i ka ndodhur kësaj shoqërie?”

Krimet masive janë të rralla në Kinë, vend në të cilin ndalohen armët e zjarrit, por sulmet me thika ndodhin shpesh. Muajin e kaluar një 23-vjeçar u vra në mes të ditës me thikë në qytetin Ningbo dhe pamjet e sulmit u bënë virale në rrjetet sociale.

Ndërsa dhuna në spitalet kineze është e zakonshme në Kinë. Sistemi shëndetësor i vendit shfrytëzohet nga sekserë që shesin rekomandime për vizita dhe korrupsioni shton shumë kostot e trajtimeve, sipas mediave perëndimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme