Katër taxhikë vdesin nga zjarri afër Moskës

14:12 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Katër qytetarë taxhikë kanë vdekur, pas një zjarri në një apartament në qytetin Krasnogorsk afër Moskës.

Zëdhënësja e Komitetit të Hetuesisë në Rusi, Olga Vrady, ka thënë se një grua 48 vjeçare dhe nipi i saj gjashtëvjeçar kanë vdekur në vendin e zjarrit, derisa një burrë 48 vjeçar dhe djali i tij 13 vjeçar kanë vdekur në spital.

Vrady ka thënë se nëntë qytetarë me kombësi taxhike ishin duke renovuar apartamentin.

Shkaqet e zjarrit janë ende duke u hetuar, ka thënë ajo./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme