Katër shtetet arabe që po udhëheqin bojkotin kundër Katarit kanë deklaruar se refuzimi i kerkesave të tyre për të zgjidhur krizën në mënyrë diplomatike është një provë më tepër se Katari mbështet terrorizmin.
Përmes një deklaratë të përbashkët ata kanë theksuar se do të merren masa të reja ndaj Katarit, transmeton portali arbresh.info
Qeveria e Katarit ka sabotuar përpjekjet diplomatike për të zgjidhur situatën, thanë të katër shtetet dhe refuzimi i saj konfirmoi sabotimin e vazhdueshëm të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit.
Të gjitha masat e marra nga të katër shtetet arabë kanë për qëllim qeverinë e Katarit dhe jo popullin e saj, thanë ata, pa dhënë detaje se kur do të shpallen masat e reja dhe se cilat do të jenë pasojat./Arbresh.info
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen