Princesha e Uellsit, Kate Middelton së fundmi ka nderuar Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth ll, ku u shpreh se këtë vit Krishtlindjet do të jenë shumë ndryshe pa të.
Kate, e cila u bë Princesha e Uellsit pasi Charles u ngjit në fron, organizoi një ngjarje në kishën Westminster Abbey dhe ia kushtoi atë monarkes së ndjerë dhe të gjithë atyre personave që u mungon një afërm.
“Këto Krishtlindje do të jenë të parat tona pa madhërinë e saj të ndjerë, Mbretëreshën Elizabeth. Mbretëresha i mbajti Krishtlindjet afër zemrës së saj, si një kohë që i bashkon njerëzit dhe na kujtoi rëndësinë e besimit, miqësisë dhe familjes, si dhe për të treguar ndjeshmëri dhe dhembshuri”, u shpreh ajo.
Kate e regjistroi paraprakisht mesazhin e saj në fillim të këtij muaji mes përgatitjeve përfundimtare për koncertin festiv për më shumë se 1800 njerëz në kishën Westminster Abbey.
Kjo ngjarje e cila u filmua dhe u zhvillua të enjten e kaluar dhe do të transmetohet në prag të Krishtlindjeve.
Përveç Kate, shumë anëtarë të familjes mbretërore, përfshirë Princin e Uellsit, Princi George, Princesha Charlotte, Mbreti dhe bashkëshortja e tij ishin gjithashtu të pranishëm në këtë event./arbresh.info/
View this post on Instagram
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...