Katari ka mohuar raportet se Sudani ka tërhequr ambasadorin e tij nga Doha, duke thënë se diplomati është në një “pushim të shkurtër”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raportet mediatike thanë se Këshilli i Përkohshëm Ushtarak në Sudan (TMC) ka tërhequr ambasadorin në Doha, pak pasi Khartoumi ndaloi emetimin e televizionit Al Jazeera të financuar nga Katari.
Megjithatë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Katarit, Lulwa Al-Khater, shkroi në Twitter se raportet rreth largimit të ambasadorit janë të pavërteta.
“Nuk dimë burimin e lajmit dhe nuk kemi marrë një informacion zyrtar në lidhje me këtë”, tha ajo.
Al-Khater tha se ambasadori sudanez i ka dërguar një notë Ministrisë së Jashtme të Katarit ku thuhet se do të jetë në një “pushim të shkurtër”.
Në fillim të prillit, struktura ushtarake e Sudanit përmbysi presidentin Omar al-Bashir, në vazhdën e demonstratave popullore kundër sundimit të tij 30-vjeçar.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë