Autoritetet shëndetësore të Katarit njoftuan se në vend u regjistruan 1.368 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 70.158 numrin e përgjithshëm të infeksioneve, përfshirë 45.935 të shëruar.
Kuvajti dhe Katari ditën e fundit kanë regjistruar viktima dhe infeksione të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa Libani dhe Libia raportuan vetëm raste të reja të infeksioneve.
Autoritetet shëndetësore të Katarit njoftuan se në vend u regjistruan 1.368 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 70.158 numrin e përgjithshëm të infeksioneve, përfshirë 45.935 të shëruar. Katari po ashtu raportoi tre vdekje të reja, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 57.
Zyrtarët e shëndetësisë në Kuvajt thanë se pesë persona vdiqën për shkak të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 269 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.
Ministria e Shëndetësisë e Kuvajtit tha se në ditën e fundit janë regjistruar 662 infeksione të reja, duke e çuar në 32.510 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Numri i të shëruarve nga koronavirusi në këtë vend është 21.224.
Në Liban, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi gjithsej 1.350 raste të zbuluara, me 19 raste të reja të zbuluara gjatë 24 orëve të fundit. Që nga shpërthimi i pandemisë, në këtë vend kanë vdekur 30 persona, ndërsa janë shëruar 779.
Në Libi, autoritetet shëndetësore njoftuan se 14 persona të tjerë u testuan pozitiv ndaj koronavirusit, duke e çuar në 270 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Vendi deri më tani ka regjistruar pesë vdekje dhe 52 të shëruar nga koronavirusi.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, nga rreth 7 milionë persona të infektuar në mbarën botën COVID-19 ka vrarë mbi 403 mijë dhe rreth 3.1 milionë janë shëruar./AA/
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...