Katari thotë se nuk i frikësohet ndonjë aksioni ushtarak për refuzimin që t’i plotësojë kërkesat e disa shteteve arabe deri më 3 korrik.
Gjatë vizitës së djeshme në Romë, ministri i jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, përsëri i ka hedhur poshtë kërkesat, duke i cilësuar ato si shkelje e sovranitetit të Katarit. Megjithatë, ai theksoi se Doha është e gatshme të diskutojë për çështjet aktuale, që janë shtruar nga fqinjët arabë.
“Lista e kërkesave do të refuzohet, e jo të pranohet”, tha Al Thani dhe ka shtuar se “ne jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog, por nën kushte përkatëse”.
Ai tha se Katari nuk do ta mbyll një bazë ushtarake turke në vendin e tij ose ta mbyll rrjetin Al-Jazeera, me seli në Doha, siç është kërkuar nga katër shtete arabe.
Muajin e kaluar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti, i kanë shkëputur lidhjet me Katarin për shkak të dyshimeve se ky shtet i mbështet ekstremistët islamikë dhe Iranin. Katari i ka hedhur poshtë akuzat se i financon ekstremistët dhe se shkakton jostabilitet rajonal.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...