Katari ka hequr dorë nga ndërmjetësimi në bisedimet për paqe mes Izraelit e Hamasit. Palët janë njoftuar 10 ditë më parë se do ta pezullojnë rolin e saj nëse nuk arrihet marrëveshja për paqe në atë rund. Shkak u bë edhe një deklaratë e një zyrtari amerikan i cili ka thënë se SHBA nuk pranojnë përfaqësuesit e Hamasit në Katar.
Katari ka pezulluar rolin e vet si ndërmjetësues në bisedimet për paqe mes Izraelit e Hamasit. Këtë vendim Katari e ka marrë pasi një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se Uashingtoni nuk do ta pranon tash e tutje prezencën e përfaqësuesve të Hamasit në Katar. Ky zyrtar e ka akuzuar grupin palestinez për hedhjen poshtë të propozimeve për t’i dhënë fund luftës në Gazë.
“Katari i ka njoftuar palët 10 ditë më parë gjatë përpjekjeve të fundit për arritjen e një marrëveshjeje, se do t’i ndërpret përpjekjet e saja të ndërmjetësimit mes Hamasit dhe Izraelit nëse një marrëveshje për paqe nuk arrihet në atë rund të bisedimeve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit.
Katari ka thënë se punën e ndërmjetësuesit do ta vazhdon atëherë kur Hamasi dhe Izraeli të shprehen të gatshëm dhe serioz për të biseduar dhe për t’i dhënë fund luftës brutale.
Hamasi ka pasur një seli në kryeqytetin e Katarit që nga 2012, siç thuhet me kërkesë të administratës së presidentit amerikan atëbotë Barak Obama. Mirëpo këto pretendime janë hedhur poshtë nga Hamasi.
Katari, ky vend i vogël por me ndikim në Gjirin Persik, është aleati kryesor i SHBA-së në rajon.
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...