Katari kërkon arbitrazhin ndërkombëtar për t’i dhënë fund bllokadës

18:30 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Katari kërkon arbitrazhin ndërkombëtar për t’i dhënë fund bllokadës

Katari ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për t’i dhënë fund bllokadës që I është vënë nga vendet arabe, raporton Aljazeera, transmeton arbresh.info.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme Lulwa Al Khater, ka deklaruar se bllokada po ndikon negativisht në qytetarët e vendit.

“Ne do të fillojmë të kërkojmë ndihmën e ndërkombëtarëve ose Gjykatën ndërkombëtare apo OKB-në që ta ndalojmë bllokadën” ka thënë ajo në një konferencë në Doha në kryeqytetin e Katarit.

Bllokada ndaj Katarit është bërë ngaqë vendet arabe e kanë akuzuar për financim të terrorizmit dhe grupeve ekstremiste.

Një gjë që mendohet se ka pasur dorë inteligjenca ruse në emër ta Katarit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme