Katari do t’i përmbahet angazhimeve ndërkombëtare, pavarësisht bllokadës që i ka vendosur Arabia Saudite dhe aleatët e saj, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të tyre me Dohan, tha për median ministri i tij të Punëve të Jashtme.
Cheikh Mohammed ben Abderrahman Al-Thani shtoi se vendi i tij do të respektonte angazhimet ndërkombëtare dhe në këtë drejtim nuk do të ndërpresë livrimin e gazit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, një nga tre vendet e Gjirit që ndërpreu lidhjet me Katarin.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Egjipt dhe Jemeni ndërprenë të hënën marrëdhëniet diplomatike me Katarin, me akuzën për mbështetje të terrorizmit.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%