Katari do të rihapë ambasadën në Siri

22:29 | 15 Dhjetor 2024
E.G

Katari do të rihapë ambasadën në Siri për herë të parë që nga viti 2011.

Një delegacion i Katarit ka mbërritur në Damask për të hapur rrugën për rihapjen e ambasadës së Katarit në Siri, tha në një deklaratë ministria e jashtme e vendit të Gjirit.

Ambasada e Katarit në Damask është mbyllur që nga korriku i vitit 2011, kur tërhoqi ambasadorin e saj nga Damasku pas një serie goditjesh vdekjeprurëse nga regjimi i Bashar al-Assad ndaj protestuesve në rrugë – dhunë që çoi në luftën civile 13-vjeçare.

Kjo lëvizje vjen vetëm një javë pasi rebelët sirianë rrëzuan regjimin e Assad, i cili thuhet se është strehuar në Rusi./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme