Vendet e Lindjes së Mesme duhet të vendosin dallimet e tyre prapa tyre dhe të krijojnë një pakt të sigurisë të modeluar nga Bashkimi Europian në mënyrë që të tërheqë rajonin nga fundosja, ka deklaruar emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.
Ai ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të bëjë presion dipmolatik mbi vendet e Lindjes së Mesme në mënyrë që të arrihet kjo, transmeton portali arbresh.info
“Unë besoj se është koha për një siguri më të gjërë rajonale në Lindjen e Mesme. Është koha që të gjitha kombet e rajonit të harrojnë të kaluarën, duke na përfshirë edhe neve dhe të biem dakord mbi parimet themelore të sigurisë dhe rregullat e qeverisjes”, tha ai në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Katari, një shtet i vogël arab i pasur është izoluar gjatë shtatë muajve të fundit për shkak të sanksioneve tregtare dhe të udhëtimit të imponuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Bahreini dhe Egjipti, të cilat vende e akuzojë Katarin për mbështetje të terrorizmit.
Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Kuvajtit për t’i dhënë fund ndarjes nuk ka dhënë rezultate./arbresh.info/
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Përshkrimi i “Daily Express”: Shqipëria, vendi i vogël evrop...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së