Përkrahësit e Katalonjës së pavarur kanë shprehur hidhërim, përbuzje dhe zemërim për shkak të “pavarësisë me shtyrje”, nëpër rrugët e Barcelonës.
Derisa Carles Puigdemont të martën mbante fjalim në parlament të cilin e përcollën mijëra banorë të Barcelonës në ekranin e madh në sheshin e qytetit, disa kanë qarë nga emocionet, tjerët ishin të hutuar, ndërsa disa tjerë e dëgjonin me përbuzje, transmeton gazetametro.net.
Kur presidenti katalan fliste për “pavarësinë” e krahinës së vet, Merce Hernandez (36) ishte e emocionuar deri në lot. “Çfarë emocioni, kjo është ditë historike. Jam shumë e lumtur”, ka thënë ajo.
“Fjalimi i Puigdemont’it më duket i përkryer, këtë edhe e kam pritur”, ka thënë Albert Llorens, pensionisti 69 vjeç.
Por, përkrahësit e pavarësisë nuk ishin shumë të kënaqur, pasi Puigdemont në fjalimin e tij porositi se “shtyhet shpallja e pavarësisë në mënyrë që këto ditë të mund të fillojë dialogu” me qeverinë qendrore në Madrid.
“Në esencë jemi të kënaqur, por kemi pritur më shumë”, ka shtuar Pere Valldeneu (66), i cili kishte ardhur ta dëgjojë fjalimin e presidentit. “Asgjë nuk do të ndodhë sepse Madridi nuk do të lejojë”, u ankua ai.
shumë njerëzve të i cilët ishin në shesh. “Ishte fjalim i papërcaktuar”, ka thënë ajo.
Nëpër fotografi nga vendi i ngjarjes shihet ndërrimi i madh i disponimit: para fjalimit të Puigdemont’it sundonte euforia, dhe kur
dëgjuan se po shtyhet pavarësia, mund të vërehej tensioni, dhe pas përfundimit të fjalimit edhe pikëllim në pjesën më të madhe të njerëzve. Disa edhe qanin.
Pas fjalimit të Puigdemont’it i cili zgjati gati një orë, sheshi filloi të zbrazet.
Pas 1 tetorit dhe referendumit mbi pavarësinë e Katalonjës, në të cilin kanë votuar më shumë se 90 për qind të votuesve për shkëputje, sipas të dhënave të qeverisë, Puigdemont u gjend para presionit të madh: nga njëra anë përkrahësit e ndarjes së menjëhershme nga Madridi, ndërsa nga ana tjetër qëndron qeveria konservative e Spanjës e cila gjithë këtë proces konsideron si të jashtëligjshëm por edhe katalanët të cilët dëshirojnë të mbesin në kuadër të Spanjës.
Nga kriza kanë frikë edhe rrethet ekonomike. Disa firma tashmë i kanë zhvendosur selitë jashtë Katalanjës.
Tash për tash asnjë dialog nuk shihet dhe Spanja është në krizën më të madhe prej vendosjes së demokracisë në vitin 1977.
Edhe vet katalanët janë të ndarë në këtë çështje. Madje një numër i madh i tyre janë deklaruar kundër pavarësisë në anketën e zhvilluar në korrik.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/po-shtyhet-pavaresia-katalonjen-perfshin-deshperimi-e-zemerimi-446035/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...