Rrugët e Barcelonës u boshatisën këtë të dielë, pasi autoritetet e rajonit të Katalonjës vendosën të rikthejnë masat e ashpra të karantinës kundër koronavirusit. Miliona banorëve të rajonit, 4 milionë prej të cilëve në Barcelonë u është kërkuar të evitojnë sa të munden daljen nga shtëpia, përveç rasteve tepër të nevojshme.
Kjo është parë si një mënyrë për të frenuar rikthimin e përhapjes masive të COVID-19, që në më pak se një javë ka shënuar 800 të infektuar të tjerë. Karantina u hoq mbi një muaj më parë, teksa shtimi i rasteve sipas autoriteteve ka lidhje me hapjen e kufijve për turistët europianë, por edhe me hapjen e bareve, restoranteve, kinemave, etj.
Spanja ishte vendi i dytë në Europë pas Italisë në kulmin e shpërthimit të pandemisë në Mars. Katalonja është rajoni më i madh në Europë që ka rikthyer masat bllokuese.
Ndërsa në Australi, autoritetet e Melburnit urdhëruan që të gjithë banorët të vendosin maska me detyrim sapo të dalin nga shtëpitë. Kush nuk i bindet urdhrit gjobitet me rreth 150 dollarë. Në gjithë Australinë, infektimet ditore arritën në 217 këtë të dielë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se 24 orëshi i fundit shënoi një shifër rekord infektimesh globale, mbi 260 mijë. Viktimat nga COVID-19 kanë tejkaluar 600 mijë, mes mbi 14.4 milionë të prekurve./lexo/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...