Pjesëtarët e forcave policore lokale në Katalonia kanë shpërthyer në lot përderisa po mbronin protestuesit nga policia spanjolle.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël Vielha, në kufi me Francën, transmeton portali arbresh.info
Përkundër kundërshtimeve të Madridit, Katalonia është treguar e vendosur që të votojë për referendumin për pavarësinë e vendit.
Deri me tani raportohet për 760 persona të plagosur, ndërsa autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se rreth 11 policë janë lënduar gjatë protestave të sotme.
Anëtarët e Mossos d’Esquadra, policia lokale, autonome katalane, kanë lëvizur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna.
Njëri nga policët lokalë është parë duke fshirë lotët, ndërsa tjetri duke mbuluar fytyrën./arbresh.info/
https://twitter.com/CataloniaHelp2/status/914498286660341761?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.independent.co.uk%2Fnews%2Fworld%2Feurope%2Fcatalonia-referendum-independence-police-violence-mossos-vielha-a7976921.html
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut