Google ADS

Katalonia, partitë separatiste shpallin fitoren

23:32 | 21 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Partitë separatiste katalanase kanë shpallur fitoren në zgjedhjet që janë zhvilluar gjatë ditës së sotme.

“BBC” shkruan se ata tashmë e kanë fituar shumicën e vendeve në Parlamentin e ri rajonal, duke vendosur një fazë të re politike dhe me shumë konfrontime me qeverinë spanjolle, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, partia “qytetarët”, e cila dëshiron që Katalonia të mbetët pjesë autonome e Spanjës, është partia që ka fituar më së shumti vota.

Ende nuk dihet se kujt do t’i jipet e drejta për të formuar qeverinë.

Qeveria e Madridit e hoqi Kataloninë nga autonomia e saj dhe thirri për zgjedhje të parakohshme pas referendumit të pavarësisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme