Parlamenti i Katalonjës është duke debatuar për shtyerjen e qeverisë rajonale për pavarësi, një ditë para se Spanja të fitojë kontrollin e vendit.
Udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont vendosi të mos thërrasë zgjedhjet rajonale si një mënyrë për të thyer bllokadën e krijuaj me Madridin, duke kërkuar nga deputetet që të diskutohet mbi mosmarrëveshjen, transmeton portali arbresh.info
Qeveria spanjolle ka në plan të heq liderin e Katalonjës, Carles Puigdemont nga fuqitë e tij.
Senati në Madrid pritet të miratojë të premten masën sipas nenit 155 të Kushtetutës.
Turma të mëdha u mblodhën jashtë ndërtesës së qeverisë rajonale në Barcelonë, përpara deklaratës të shumëpritur nga Puigdemont.
Pjesa më e madhe e popullsisë në Katalonia kanë shpresuar në shpalljen e pavarësisë. Por gjithashtu janë bërë spekulime që ai mund të thërrasë zgjedhjeje rajonale në mënyrë që të shmangë urdhërat e Madridit.
Megjithatë, Puidemond nuk e ka bërë asnjëren.
“Jam i përgatitur të thërrasë për zgjedhje, përderisa na ipen garanci”, tha ai.
Katalonia me 1 tetor mbajti referedumin për pavarësi, ku rreth 90 përqind e votuesve votuan pro ndarjes nga Spanja.
Spanja e ka quajtur referendumin anti-ligjor dhe anti-kushtetues./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...