Më shumë se 160 shkolla në Kataloni janë zënë nga aktiviktët të cilët po përpiqen t’i mbajnë ato të hapura përpara referendumit, thotë qeveria qendrore e Spanjës.
Nga 2,315 shkolla në Kataloni, policia ka vizituar 1,300 prej tyre, duke gjetur 163 prej tyre të ‘pushtuara’ nga aktivistët, transmeton portali arbresh.info
Pritet që në referendumin që do të mbahet nesër të votojnë dhjetëra mijëra njerëz.
Si rezultat, autoritetet spanjolle janë duke shtuar përpjekjet për të ndaluar referendumin e deklaruar si të paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës. Ata po ndihmohen nga forca policore rajonale katalane, Mossos d’Esquadra.
Policia tani ka bllokuar edhe qendrën e telekomunikacionit të qeverisë rajonale.
Gjithashtu policia është urdhëruar që të lirojë shkollat e okupuara nga aktivistët, që synojnë të sigurojnë shfrytëzimin e ndertësave për votim.
Në shumicën e shkollave vazhdojnë të qëndrojnë në bllokuar prindër dhe fëmijë, të cilët po qëndrojnë aty që nga përfundimi i mësimit të ditës së premte.
Për ‘Reuters’ disa kanë thënë se policia ka deklaruar se ata mund të qëndrojnë aty për sa kohë nuk kanë ndonjë lidhje me votën e të dieles.
Katalonia, një rajon me 7.5 milionë banorë në Spanjën veri-lindore, ka gjuhën dhe kulturën e vet. Ajo gjithashtu ka një shkallë të lartë të autonomisë, por nuk njihet si komb i veçantë nën kushtetutën spanjolle.
Presioni për një votë mbi vetëvendosjen është rritur gjatë pesë viteve të fundit, përderisa masat shtrënguese kanë goditur shumë rëndë ekonominë spanjolle. /arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?