Google ADS

Katalanist vazhdojnë votimin, përkundër kundërshtimit nga Madridi

17:02 | 1 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Situata në Katalonia është qetësuar pak, ndërsa votimi për pavarësinë e vendit vazhdon.

Qindra njerëz janë rreshtuar në të gjithë rajonin për t’iu përgjigjur pyetjes: A doni që Katalonia të bëhet shtet i pavarur?

Madridi thotë se votimi është në kundërshtim me kushtetutën e vitit 1987, transmeton portali arbresh.info

Ligjore apo jo, votat “po” kanë gjasa të fitojnë, pasi shumica e njerëzve që janë në favor të pavarësisë thanë se do të votojnë.

Rreth 70 vendvotime janë bastisur nga policia, sipas Ministrit të Brendshëm të Spanjës, Juan Ignacio Zoido.

Gjatë përleshjeve me policinë kanë mbetur të lënduar 337 civilë, ndërsa autoritet spanjolle kanë theksuar se janë plagosur edhe 11 policë./arbresh.info/

https://twitter.com/AUGC_Comunica/status/914476437784158208?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2017%2Foct%2F01%2Fcatalan-independence-referendum-spain-catalonia-vote-live

https://twitter.com/marrierasola/status/914441327613497345?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2017%2Foct%2F01%2Fcatalan-independence-referendum-spain-catalonia-vote-live

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme