Një vrasës serial, i njohur si “Kasapi”, i cili ka vrarë plotë 49 gra, disa prej të cilave i ka groposur dhe me trupat e të tjerave ka ushqyer derrat e tij, është rrëfyer mbi masakrat e kryera.
Krimet e Robert Picktonit ishin të tmerrshme. Ai është cilësuar si vrasësi më i keq i Kanadasë.
68-vjeçari jetonte një jetë të qetë duke rritur derrat në fermën e tij në Vankuver, por fsheh një sekret të errët.
Ai ka rrëfyer se qëllimi kryesor ishte të vriste 50 femra, por duke qenë se në shumë raste u tregua i ngadaltë, nuk arriti të përmbushte misionin.
Teknikat e vrasjes ishin të ndryshme. Në disa raste u injektonte antifrizë në trup, duke u thënë se ishte drogë. Në raste të tjera i therte derisa të ndërronin jetë.
26 prej femrave të masakruara nga “Kasapi” ishin prostituta, të cilat ishin marrë në lagjen me drita të kuqe, në Vankuver.
Teksa e pyesin se cila ishte mënyra më e mirë për të fshehur gjurmët, duke përmendur edhe hedhjen në oqean, ai përgjigjet:
”Unë e kisha edhe më të lehtë. I çoja në fabrikën e përpunimit të mishit.”
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet