Kasapët francezë i kanë shkruar qeverisë për të kërkuar mbrojtje kundër militantëve vegjetarianë, duke i akuzuar ata që po bëjnë përpjekje për të larguar kulturën tradicionale të ngrënies së mishit.
Dyqanet janë sulmuar me gurë ose janë mbuluar me grafitë kundër mishit, thotë Federata e Kasapëve Francezë, transmeton portali arbresh.info.
Përgjatë muajve të fundit, 15 dyqane janë spërkatur me gjak të rremë.
Kryetari i Federatës Jean-François Guihard tha në letër se sulmet e tilla janë një formë terrorizmi.
“Është terror atë që këta njerëz duan të arrijnë, në qëllimin e tyre për të zhdukur një kulturë të tërë franceze”, shkruan ai.
Vegjetarianët duan të “imponojnë në shumicën e njerëzve mënyrën e tyre të jetesës, apo madje edhe ideologjinë e tyre”.
Vegjetarianët dhe veganët e përbëjnë vetëm një përqindje të vogël të popullatës franceze. Një anketë e vitit 2016 tregoi se 3% e francezëve janë vegjetarianë./Arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...