Mijëra qytetar kanë udhëtuar nga vendet e Amerikës Qendrore duke tentuar për të hyrë në Amerikë nga kufiri i Meksikës shkruan BBC përcjell arbresh.info
Të dielën herët gjatë ditës, radhët e gjata të emigrantëve kanë marshuar drejt veriut nga qyteti i Ciudad Hidalgo.
Autoritetet meksikane kanë provuar për ti ndalur por disa kanë arritur të futen në territorin e Meksikës përmes urës që gjendet në mes Meksikës dhe Guatemales.
Emigrantët shumica prej Hoduras, thanë se ata janë duke i ikur dhunës dhe varfërisë, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Sipas të dhënave në këtë karvan gjenden 2000 emigrant dhe të gjithë kanë votuar për të vazhduar rrugën e tyre drejt Amerikës.
“Le të ecim së bashku!” dhe “Po, ne mundemi!”, këto ishin disa nga thirrjet që emigrantët bënin gjatë rrugës.
Më herët mijëra emigrant kanë mbetur të bllokuar në Meksikë në kufirin me Guatemalan, raportojnë autoritetet.
Më shumë se 5,100 emigrantë janë regjistruar në tri strehimore në kufirin me Meksikën, përderisa 2,000 të tjerë kanë qëndruar gjatë natës në sheshin e qytetit.
“Është mbushur plot. Nuk mund të ecësh, ka shumë njerëz. Deri më tash të gjithë janë të qetë”, deklaruan autoritetet.
Në një njoftim, Qeveria federale e Meksikës tha se rreth 900 emigrantë kanë arritur të paautorizuar derisa 640 nga ta kanë hyrë në procedura për shkak të kalimit të kufirit ndërkombëtar që ndan Guatemalan dhe Meksikën.
Më herët, presidenti i Hondurasit dhe ai i Guatemalas, thanë se rreth 2,500 emigrantë kanë kaluar tranzit në këto vende, shumica prej të cilëve kanë udhëtuar pa pagesë me autobus të ofruar nga policia./arbresh.info/
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...