Sipas shkencëtarëve, karkalecat mund të përdoren për të zbuluar kancerin në fazat më të hershme.
Insekti e nuhat dallimin në mes të qelizave të shëndetshme dhe atyre kancerogjene, dhe ky zbulim hap derën për mënyrat e reja të zbulimit të sëmundjes tek trupi i njerëzve, shkruan “The Mirror” transmeton arbresh.info
Truri i tyre dërgon sinjale të ndryshme kimike kur ata nuhasin qelizat e kancerit, të cilat studiuesit mund t’i përdorin që të krijojnë aparatura të reja të zbulimit.
Gjithçka që do të iu duhej këtyre aparaturave është vetëm një mostër e frymëmarrjes së pacientëve, e cila pastaj futet në një pajisje të vogël e cila imiton shqisën e nuhatjes së karkalecave,
Debajit Saha, profesor asistent i inxhinierisë biomjekësore ë Universitetit Shtetëror të Miçigan tha: “Teorikisht, ju mund të merrni frymë përmes një pajisje, dhe ajo mund të jetë në gjendje që të zbulojë dhe diferencojë lloje të ndryshme të kancerit, dhe madje mund edhe të tregojë se në cilën fazë është sëmundja”.
“Shkencëtarët kanë qenë duke punuar mbi prodhimin e pajisjeve të ngjashme për më shumë se 15 vite”, shtoi Saha, por deri më tani nuk kanë arritur ta bëjnë këtë.
Nëse ata ja dalin që ta bëjnë këtë, atëherë kjo do të kishte ndikim të madh në normat e mbijetesës nga kanceri në botë duke përshpejtuar gjithashtu edhe kohën e zbulimit.
Studiuesit thanë se ata kanë vendosur që t’i përdorin karkalecat për zbulimin e qelizave të kancerit për shkak se ky lloj i insektit ishte përdorur edhe më parë nga shkencëtarët në eksperimente të ngjashme.
Kjo do të thotë se ata veçse e dinin se si funksionon truri i karkalecave, kështu që ajo u mundësoi atyre që të përshpejtojnë kohën e eksperimentit.
Insekti jo vetëm që mund ta zbulonte kancerin, por ai mund të dallonte edhe format e kancerit nga njëra tjetra. /arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...