Një ndihmës i afërt i Papa Françeskut e ka ngjallur zemërimin e ministrit të brendshëm italian, Matteo Salvini, pasi ka hyrë vetë në një gropë për t’ua lëshuar rrymën njerëzve të pastrehë që jetojnë në një ndërtesë të uzurpuar.
Kardinali 55 vjeç, Konrad Krajewski, detyra e të cilit është shpërndarja e fondeve për bamirësi, shkoi në ndërtesën publike afër katedrales së Romës dhe e largoi bllokadën e policisë për t’i lidhur siguresat e rrymës.
Disa njerëz po e vlerësojnë atë si hero. Gazeta italiane “La Repubblica” shkroi një artikull për të, duke e quajtur “Robin Huudi i Papës” dhe e çmoi atë për këtë vepër të mirë në ato rrethana.
“Çfarë mund të them? Ishte një situatë veçanërisht dëshpëruese. Po e përsëris: E marr tërë përgjegjësinë. Nëse më vjen ndonjë gjobë, do ta paguaj”, tha Krajewski në një intervistë për gazetën “Corriere della Sera” të hënën.
Kjo ndërtesë është uzurpuar në vitin 2013 nga italianët që kanë mbetur pa shtëpi dhe imigrantët. Në të janë strehuar rreth 450 njerëz, përfshirë përafërsisht 100 fëmijë. Objekti kishte mbetur pa rrymë që nga data 6 maj pasi borxhi për energjinë e papaguar ka shkuar në 300 mijë euro.
Ndaj veprimit të kardinalit ka reaguar ministri i brendshëm italian, Matteo Salvini. Ai tha: “Mbrojtja e gjërave ilegale kurrë nuk është shenjë e mirë. Ka shumë italianë dhe imigrantë legalë që me vështirësi i paguajnë faturat”, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...