Britania e Madhe është pajtuar që ish-lideri serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq, i dënuar për krime lufte të transferohet në një burg në Britani për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, shkruan The Guardian.
“Radovan Karaxhiq është një nga njerëzit e paktë që janë shpallur fajtor për gjenocid. Ai ishte përgjegjës për masakrën e burrave, grave dhe fëmijëve në gjenocidin në Srebrenicë dhe ka ndihmuar në rrethimin e Sarajevës me sulmet mbi civilët”, tha sekretari i jashtëm i Britanisë, Dominic Raab.
“Ne duhet të jemi krenar për faktin që Britania e Madhe nga përkrahja për të siguruar arrestimin e tij deri tek qelia e burgut që përballet tani. Britania ka mbështetur ndjekjen 30-vjeçare të drejtësisë për këto krime të tmerrshme”. /express
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë