Karantina është duke shkaktuar një problem tjetër të madh në Britani të Madhe, pasi numri i raporteve për dhunën familjare në Londër është rritur ndjeshëm në 6 javët e fundit.
Policia e Londrës u ka bërë thirrje viktimave të raportojnë dhunën me një premtim që të mos ndëshkohet për shkelje të distancës sociale dhe lëvizjes së kufizuar, raportoi Reuters, transmeton portal arbresh.info
Për të pestën javë, në Mbretërinë e Bashkuar masat emergjente janë në fuqi për shkak të epidemisë së Covid-19. Dyqanet janë mbyllut dhe qytetarëve u është urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi.
Megjithatë, policia në Londër thotë se viktimat e mundshme të dhunës janë dhe më të ekspozuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Policia në Londër është duke bërë rreth 100 arrestime në ditë dhe ka apeluar te qytetarët që mos të heshtin për dhunën.
“Viktimat duhet të kërkojnë ndihmë nëse janë të ekspozuar ndaj sjelljeve të dhunshme dhe nuk do të ndëshkohen për shkelje të masave emergjente”, tha policia e Londrës./arbresh.info./
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...