Uragani Irma është ngritur në kategori më të fuqishme atë të katërt pas paralajmërimeve në disa ishuj të Karaibeve.
Uragani ka krijuar erëra të forta deri në 220 km/h dhe pritet të forcohet edhe më tej në 48 orët e ardhshme, njofton Qendra Amerikane e Uraganeve, transmeton portali arbresh.info
Irma ishte projektuar për të goditur Ishujt Leeward, duke shkaktuar stuhi, erëra kërcënuese për jetën dhe shi të rrëmbyer.
Paralajmërimi vjen pasi banorët në Teksas dhe Luiziana janë të shqetësuar nga efektet e Uraganit Harvey, i cili shkaktoi shi të rëndë dhe shkatërroi mijëra shtëpi./arbresh.info/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës