Dega e financave dhe e sigurimeve është në krye të shkallës së kostos së punës, ka njoftuar të mërkurën Zyra Federale e Statistikave (BFS), shkruan sda.ch.
Në vitin 2018, një orë pune atje ka kushtuar 93.20 franga. Pas kësaj dege, me një dallim të madh vjen kostoja e orës së punës në informatikë, me një mesatare prej rreth 80 frangash. Pastaj në radhë vijnë shërbimet shkencore dhe teknike me 76 franga orën dhe kostoja në arsimim dhe mësimdhënie që është rreth 74 franga.
Mesatarja e Zvicrës sa i takon kostos së një ore pune është 61.90 franga. Ndërsa hoteleria radhitet mjaft poshtë nën këtë mesatare. Kështu, një orë punë atje kushton rreth 38 franga, sipas BFS. Ofrimi i shërbimeve të tjera ekonomike, i cili përfshin, mes të tjerash, ndërmjetësimin e punëtorëve, është gjithashtu nën mesatare, me një kosto prej rreth 48 frangash.
Por, çfarë kuptohet në të vërtetë me “kosto të punës”? Sa për sqarim: Kjo sigurisht nuk është ora e paguar e punës në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Pra, kostot e punës janë shpenzimet që punëdhënësi bën për punësimin gjegjësisht mbajtjen në punë të punonjësve.
Pothuajse 80 për qind e kostove janë paga dhe mëditje, plus rreth 17 për qind për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tre për qind për trajnime profesionale dhe rekrutim të personelit.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?