Kapsula e SpaceX, me astronautët e NASA’s Bob Behnken dhe Doug Hurley në bord, u ankorua me sukses të dielën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, duke u bërë kapsula e parë amerikane që bën një gjë të tillë me një ekuipazh që prej vitit 2011.
Vetëm 19 orë më parë, nisja në Florida nga SpaceX, kompania private e raketave e miliarderit Elon Musk, shënoi herën e parë që një kapsulë e menaxhuar tërësisht nga një kompani private dhe jo nga NASA, çonte amerikanët në orbitë.
Misioni shënon gjithashtu nisjen e një epoke të re në të cilën NASA do të blejë shërbimet e transportit nga sektori privat. Agjencia nuk do të zotërojë dhe nuk do të veprojë më me mjetet që udhëtojnë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar dhe anasjelltas.
Konfirmimi i mbërritjes së kapsulës erdhi në orën 16 e 16, fare pak momente përpara parashikimit dhe 422 kilometra mbi kufirin mes Kinës veriore dhe Mongolisë.
Kapsula e SpaceX mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Tani, dy astronautëve do t’u duhet të presin kompletimin e kontrolleve të presionit, përpara se të zbresin dhe të bashkohen me ekipin rus dhe atë amerikan që ndodhen në Stacion.
Punëtorët e arsimit nga komuna e Vitisë protestojnë para Qev...
Balluku: Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike
Telekomit të Kosovës i bllokohen përsëri llogaritë nga Përmb...
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e tetorit/ Kthehet Dak...
Policia shqiptoi 1 mijë e 513 gjoba trafiku për një javë në ...
Belgjika publikon listën për dy ndeshjet e tetorit, mungon l...