Dy oficerë policie dhe disa “terroristë” janë vrarë në një operacion për kapjen e një piloti të një helikopteri të akuzuar për udhëheqjen e një rebelimi të armatosur në Venezuelë gjatë vitit të kaluar, shkruan “BBC”, duke cituar zyrtarët, transmeton portali arbresh.info
Forcat e venezuelës rrethuan një shtëpi në qytetin El Junquito, pranë kryeqytetit, Caracas, pasi ata synonin “qelizën” e lidhur me pilotin Oscar Perez.
Autoritetet thanë se kishin arrestuar pesë persona, të cilët akuzonin se ishin pjesë e një grupi kriminal.
Është e paqartë se çfarë u bë me Perez.
Perez ishte kërkuar nga autoritetet, pasi kishte përdorur një helikopter për të hedhur granata në ndërtesat qeveritare me 27 qershor.
Ai u bë njeriu më i përfolur në vend dhe u shfaq në një video në internet me 5 korrik, duke u zotuar se do të vazhdonte sulmet ndaj qeverisë.
Presidenti Nicolas Maduro e shpalli atë terrorist, duke e akuzuar për vjedhjen e një helikopteri ushtarak dhe për hedhjen e granatave me qëllim për të nxitur një grush shtet./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...