Kapet një gylenist në Armeni, i kërkuar nga amerikanët

16:43 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Kemal Öksüz, një anëtar i lartë i Grupit FETO dhe vëllai i tij Adil Öksüz, që janë pjesë e orkestrimit të tentativës për grusht shtet është arrestuar të mërkurën në Armeni për shkak të një urdhër arresti amerikan për mashtrim dhe shkelje të etikës.

Öksüz, i cili ka ndryshuar emrin e tij në Kevin pasi mori shtetësinë amerikane, ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, sipas agjencisë së lajmeve Armenpress, transmeton portali arbresh.info.

Öksüz po drejtonte një biznes dhe një OJQ në Armeni, sipas raportit.

Një ish-biznesmen, Öksüz ishte kryetari i OJQ-së Turquoise of Americans and Eurasians (TCAE), një organizatë ombrellë rajonale Gülenist që kontrollonte disa organizata jofitimprurëse të Gülenit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme